Ish-punonjësi ‘tradhton’ Trump, shefi i IT-së ‘fundos’ ish-presidentin me dëshminë

23 Gusht 2023 | 15:29

Ish-presidenti Donald Trump është përfshirë nga një prej punonjësve të tij në resortin Mar a Lago në çështjen e dokumenteve të klasifikuara.

Jusil Taveras, që mban postin e drejtorit të IT-së së kompleksit dhe i identifikuar si “Punonjësi numër 4” në dokumentet ligjore, ndryshoi dëshminë e tij pasi ndërroi avokat.

Tani, ai akuzon zotin Trump dhe dy bashkëpunëtorë për “përpjekje për të fshirë materiale të filmuara nga kamerat e sigurisë”, thotë dosja e gjykatës që ka në dorë çështjen.

Ish-presidenti 77-vjeçar përballet me 40 akuza lidhur me keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara. Vetë ai dhe dy ndihmësit personalë kanë mohuar akuzat dhe janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Trump akuzohet për keqpërdorim të dosjeve sekrete dhe magazinim të tyre në resortin e tij në Florida, si dhe për përpjekje për të fshehur krimin duke eliminuar pamjet filmike.

Dosja e gjykatës thotë se shefi i IT-së së rezidencës së Trump ndërroi avokat pasi hetuesi i posaçëm Jack Smith, që po mbikëqyr çështjen, e informoi se po hetohej për dëshmi të rremë.

Gjatë dëshmisë përpara jurisë së madhe në mars të këtij viti, Jusil Taveras vazhdimisht mohoi dhe tha se nuk mbante mend të kishte zhvilluar biseda për eliminimin e pamjeve filmike në Mar a Lago.

Kjo gjë i ishte kërkuar atij pasi hetuesit kërkuan që t’u jepeshin pamjet filmike teksa lokalizonin lëvizjen e kutive që mbanin dosjet me informacione të klasifikuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026