Ish-shefi i Frontex akuzohet për krime kundër njerëzimit
Gjykata e Apelit e Parisit ka hapur një hetim ndaj ish-kreut të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Fabrice Lezéry , për akuza që lidhen me krime kundër njerëzimit , tha një burim gjyqësor për Reuters.
Lezéry dha dorëheqjen nga Frontex në vitin 2022, pas akuzave serioze nga organizatat e të drejtave të njeriut se, nën udhëheqjen e tij – e cila filloi në vitin 2015, në kulmin e krizës së migracionit në Evropë – agjencia i keqtrajtoi migrantët në kufijtë e BE-së.
Lezéry, tani eurodeputet me partinë franceze të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, i ka mohuar prej kohësh akuzat. Nëse prokurorët kërkojnë ta padisin atë, ata do të duhet të kërkojnë heqjen e imunitetit të tij si anëtar i Parlamentit Europian, gjë që do të kërkonte një votim në parlament.
Gjykata e Parisit vendosi të hapë hetimin më 18 mars, pas një apeli nga Lidhja Franceze për të Drejtat e Njeriut (LDH) dhe organizata për të drejtat e migrantëve Utopia 56. Të dy organizatat akuzuan Lezéry-n se i inkurajoi zyrtarët e Frontex-it të ndihmonin autoritetet libiane dhe greke të kapnin anijet e migrantëve me qëllim që t’i pengonin ata të hynin në BE.
Gjykata e Apelit vendosi se kishte baza të mjaftueshme për të filluar një hetim gjyqësor dhe e përshkroi ankesën si “pjesërisht të bazuar”, shtoi i njëjti burim.
Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh
Fitorja që tronditi laburistët dhe themelet e Starmer në Britani
- 11:44 “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Shqipëria në qendër të një debati që nuk lindi këtu
- 11:36 Rama për protestën: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
- 11:11 Akuzat për pronat në Divjakë, Berisha: Gënjeshtra, familja ime nuk ka pasur kurrë tokë atje
- 11:06 Krahasim me Hitlerin, Maon dhe Stalinin, presidenti Trump: Më duket mirë, por unë jam më i fuqishëm
- 10:49 Nesër aktiviteti sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, kufizohet qarkullimi në disa akse rrugore
- 10:41 Bashkia Vlorë nis zbatimin e Amnistisë Fiskale për Detyrimet Vendore, zbardhet skema e plotë