Ish-shefi i SHIKU-t, Fatos Klosi: Ju rrëfej mbledhjen parë të krerëve të UÇK

17 Tetor 2025 | 21:57

Këtë të premte në Balkan Talks me moderator Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me akuzat e Speciales për UÇK-në, në kuadrin e protestës së ndodhur në Tiranë ditën e sotme, ish-shefi i Shërbimit Sekret Fatos Klosi.

Klosi është shprehur se ka qenë i pranishëm në mbledhjen e parë të të gjithë komandantëve të UÇK-së. Ai shprehet se, sipas tij, ndoshta të gjithë komandantët janë takuar aty për herë të parë.

“Unë e di sa e vështirë ka qenë komunikimi midis zonave. Kini parasysh që atje celularët i kontrollonte Serbia, përdornin marifete. Një gjë mund t’ju them, që unë kam qenë në mbledhjen e shtabit të përgjithshëm mbasi mbaroi lufta, kur u tentua të merreshin vesh, ku NATO kërkoi çarmatimin e UÇK-së. Në atë mbledhje ku kam qenë unë, janë takuar të gjithë komandantët e UÇK-së, mbase aty u takuan për herë të parë të gjithë, në atë mbledhje. Të tilla ishin rrethanat. Komunikimi ishte i vështirë. Pastaj, pas periudhës së dytë, aty ku flet akuza, nuk ishte më UÇK ajo që kontrollonte situatën, as më para se ta kontrollonte. Kështu që i quaj akuza të sajuara. Si u bënë të mbyllura me pretekstin që gjoja intimidoheshin dëshmitarët.”- shprehet Klosi.

 LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it

Një ngordhje masive peshqish është konstatuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas, në Bashkinë Maliq, ku qindra peshq të ngordhur kanë mbuluar sipërfaqen e ujit, duke...
10:19 | 14/07/2026

Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cilësoi 14 korrikun si një “Super të Martë” për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar...
09:47 | 14/07/2026

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe një pjesë të madhe të Evropës, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në...
09:28 | 14/07/2026