Ish studentja e dhjetorit ’90-të: Takimi me Ramiz Aliajn ishte i stisur

11 Dhjetor 2022 | 14:52

Ish-studentja e Lëvizjes së dhjetorit ’90-të, Mimoza Ferraj thotë se takimi me Ramiz Aliajn ishte i stisur dhe i monitoruar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ferraj u shpreh se në takimin e Alisë me studentët, dihej se kush do të fliste dhe se çfarë do të thoshte.

“Kam folur. Kam folur në atë takim dhe kam qenë shumë aktive. Por po ju them edhe një herë, takimi ishte i monituruar. Kush do fliste dhe se çfarë do të thoshtë, ti e sheh se si flet Arben Imami aty. E shikonin Ramizin si lidershipin, si ai që do t’i udhëzonte ata në rrugëtimin drejt demorkacisë. Është qesharake. Ishte e stisur dhe e qendisur tamam.

Mua nuk më zgjodhi njeri, unë isha aktore kryesore në takimin që qeveria shqiptare dërgoi në korpusin e universitetit. Ishin 200 studentë dhe ai dërgoi ministrin e transportit për të thënë që jemi në prag të lirisë së ajrit, detit, fjalës dhe fesë. Aty nuk u ngrit asnjë student, vetëm unë dhe më thanë që do arrestohesha. Isha aktive”, theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026