Ish-ushtari amerikan arrestohet për vrasje në Gjermani pas gati 46 vitesh

2 Mars 2024 | 08:57

Një burrë i akuzuar për vrasjen e një gruaje ndërsa ishte vendosur në Gjermani si ushtar amerikan gati 46 vjet më parë është arrestuar në SHBA, thanë hetuesit gjermanë.

Burri 66 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, akuzohet se ka goditur me thikë një grua 35-vjeçare më shumë se 30 herë në banesën e viktimës më 11 qershor 1978, raporton AP.

Në atë kohë, autoritetet nuk ishin në gjendje të gjenin vrasësin. Policia gjermane rihapi hetimin në vitin 2020, duke shqyrtuar një sasi të madhe provash, thanë prokurorët në Shtutgart dhe policia në Ludwigsburg aty pranë.

Një gjurmë gishti i çoi ata te i dyshuari dhe hetimet e mëtejshme, duke përfshirë krahasimin e ADN-së, u kryen në bashkëpunim me autoritetet amerikane, përfshirë FBI-në.

Prokurorët gjermanë kërkuan një urdhër arresti me dyshimin për vrasje.

Burri u arrestua më 13 shkurt me mbështetjen e FBI-së dhe Policisë së Shtetit të Nju Jorkut dhe po mbahet në një burg amerikan. Autoritetet gjermane po kërkojnë ekstradimin e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026