Ish-zëdhënësi i Ina Ramës: Si i prishi provat e 21 janarit Sali Berisha

23 Janar 2024 | 21:52

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor në pyetje në lidhje me aferën Partizani.

Pas dalje nga SPAK Berisha tha për mediat se në Prokurorinë e Posaçme kishte gjetur një atmosferë mortore dhe shtoi se nuk u kuptua se kush drejtoi më shumë pyetje, ai prokurorëve, apo anasjelltas.

Plator Nesturi, ish-zëdhënësi i ish-kryeprokurores Ina Rama, tha në emisionin Now në Euronews Albania se Berisha vajti në SPAK dhe mori në pyetje prokurorët në një kohë që ka gjëra në dosje që janë pjesë e hetimit dhe askush nuk i di.

Sipas tij, edhe kur ishte kryeministër, pas 21 janarit, Berisha ka përdorur të njëjtën gjuhë intimiduese ndaj prokurorëve dhe gjykatëseve për të zhdukur çdo provë nga ajo ngjarje.

“Kjo është mënyra e tij e betejës, mbrojtja është thjesht politike dhe jo juridike, gjithçka e ka që këta janë shërbëtorë të Ramës dhe unë po akuzohem politikisht. Atij prokurorit dhe gjykatësit në 21 janar që e ka intimiduar kur ishte kryeministër për prishjen e provave dhe gjithçka ka mbetur te fisheku i Aleks Nikës, s’ka prova të tjera, madje  edhe fisheku i Aleks Nikës është i prishur”, tha Nesuri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026