Pse u acarua Berisha brenda SPAK? Gazetari tregon çfarë ndodhi
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor në pyetje në lidhje me aferën Partizani.
Pas dalje nga SPAK Berisha tha për mediat se në Prokurorinë e Posaçme kishte gjetur një atmosferë mortore dhe shtoi se nuk u kuptua se kush drejtoi më shumë pyetje, ai prokurorëve, apo anasjelltas.
Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se sjellja agresive dhe akuzat e Berishës ndaj SPAK lidhen me faktin se ai nuk ka kontroll mbi informacionin e plotë të dosjes për të cilën akuzohet.
Sipas tij, seanca e sotme ka qene një seancë nxemje dhe ka pasur vetëm gjeneralitete për dhënien e dëshmisë paraprake nga ana e Berishës.
“Nervozizmi i tij pas daljes nga SPAK mendoj se vjen ngaqë ai nuk ka kontroll mbi informacionin e plotë të dosjes. Kjo e bën që të tregohet agresiv, të bëhet impulsiv, ta akuzojë SPAK për bandë dhe organizatë kriminale, të cilin e ka ngritur vetë me votën e tij dhe kemi arritur në momentin që po sulmon për t’u mbrojtur në këtë pikë. Prokurorët që hetojnë Berishën kanë moshën e fëmijëve të tij, ndaj nuk është aq etike që Berisha të ketë atë sjelljen ndaj tyre”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 18:50 43 persona humbën jetën ngas shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre