Berisha: Basha është peng në kthetrat e Edi Ramës, do përfundojë me turp
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha është peng në kthetrat e Edi Ramës.
Komentet Berisha i bëri para se të mbyllej në shtëpi, pasi u kthye nga SPAK, ku u mor në pyetje lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Berisha tha se Basha do e mbyllë me turp historinë e tij politike, ndërsa shtoi se me të në krye PD është më e fortë dhe do të shkojë drejt fitores.
“Sot aty gjeta një situatë të denjë për shpella mafie. Rama në një karrige, McGonigal ngjitur me të. Bajrat aty. Amant Josifi aty. I kishin rrethuar të gjithë kriminelët që ata bashkëpunojnë. I thash se unë jam në respekt të një parimi. Pastaj denoncova të gjitha aktet e tyre kriminale, antikushtetuese dhe antiligjore.
Denoncova Ramën që i përdor ata për të përjashtuar nga Parlamenti kundërshtarin kryesor politik. Denoncova refuzimin e provave që faktonin me ekspertizë se çdo qindarkë është e argumentuar. Rama ka marrë bashkë me Karlo Bolinon 1500 metër tokë të familjes Begeja, të dhuruar nga kjo familje për shkollë.
Denoncova vendimin e tyre për të mos më lejuar që unë të shkoja në Parlament. Vendimi është antikushtetues dhe iu garantoj se ata të ardhme nuk kanë. PD po bëhet më e fortë dhe me mua në krye do shkoj drejt fitores. Përsa i përket Bravës dhe rolit të tij në Reformën Zgjedhore, unë them se është një nga veprimet më të turpshme në 32 vite. Është peng në kthetrat e Edi Ramës”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit