Berisha pas daljes nga SPAK: Aty gjeta atmosferë mortore! Po ecim drejt fitores
Ish-kryeministri Sali Berisha teksa foli pas daljes nga SPAK, ku u mor në pyetje lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, për të cilin akuzohet edhe për korrupsion, tha se prokurorët përsërisnin trillimet e tyre.
Berisha tha se në SPAK gjeti një atmosferë mortore dhe shtoi se nuk ukuptua se kush drejtoi më shumë pyetje, ai prokurorëve, apo anasjelltas.
Berisha tha gjithashtu se prokurorët kishin fshehur ligjin e vitit 2004, mbi të cilin ishte bazuar Berisha në vendimmarrjet e tij, që sipas tij, të mund të montonin akuzat politike ndaj tij.
“Janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar me Ramën. Unë gjeta aty një atmosferë mortore. Shifnin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin ç’të përgjigjeshin. Kur përmenda Taulant Ballën, eksponentin kryesor të krimit të organizuar, fytyrat u ngrysën. Shikoni ku i çon urdhëri politik dhe statuti politik i partisë së Altin Dumanit këta prokurorë.
I pyeta edhe njëherë, cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal. Pra i gjeta të terrorizuar, i gjeta të paqenë, gjeta aty hijen e McGonigal dhe skandale të tjerë. Unë garantoj opozitën se po ecim të sigurt drejt fitores. Sali Berisha ka deklaruar dhe deklaron se do të paraqitet për pyetje sa herë të thirret. S’ka asnjë ekuivok. Kishte vetëm riciklim të mashtrimeve.
Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Ligji thoshin, por kur u tregova ligjin e 2004… Por ata e kishin fshehur, për të montuar piramidën poltike të montuar nga Rama. Nuk u mor vesh kush drejtoi pyetje më shumë, unë atyre, apo ata mua. Ai akt s’ka asnjë lidhje me privatizimin”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë