Ish-zv. kryeministria Mandia: Në Kongresin e 11 dhjetorit nuk pashë hajna, 18 dhjetori ishte ilegjitim

20 Dhjetor 2021 | 21:48

Ish-zv. kryeministrja Ledina Mandia tha në studion e “Now” në Euronews Albania se ka humbur demokracia brenda Partisë Demokratike.

Ajo tha se anëtarësia nuk ka më besim te lidershipi e për këtë arsye është zhvilluar edhe Kuvendi i 11 dhjetorit, Kuvend që është i vetmi legjitim sipas Mandias.

Mandia tha se kryetari i PD-së Lulzim Basha ‘ka hedhur baltë’ mbi mbështetësit e Sali Berishës në Kuvendin e 11 dhjetorit, por sipas saj ky Kuvend ka qenë i rregullt dhe s’ka shprehur gjë tjetër veç vullnetit të lirë të anëtarësisë së PD-së.

“Unë kam ngelur e befasuar nga gjuha e kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë së PD-së për t’i bërë qejfin kryetarit. Në Kuvendin e datës 11, vullneti ishte i lirë. Pashë jo hajna, jo kriminelë”, u shpreh Mandia.

Përkundrazi, Ledina Mandia tha se ilegjitim është pikërisht Kuvendi i 18 dhjetorit, i thirrur nga Lulzim Basha, pas vendimeve që u morën në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.

Meqenëse iniciativa e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij është legjitime sipas Mandias, atëherë Komisioni i Rithemelimit do të vazhdojë të bëjë mbledhje në zyrat e PD-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026