I ftuar në emisionin Balkan Talks këtë të martë ishte Çarls Kupçan, një personalitet i lartë i cili në karrierën e tij ka qenë drejtor për çështjet evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Administratën e Parë të Presidentit Klinton, më pas ai ka qenë asistent special i Presidentit Barak Obama dhe drejtor i lartë për çështjet evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Në një intervistë me gazetarin Franko Egro, Kupçan u ndal te marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ku u pyet dhe për “fajtorët” e dështimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kupçan vlerësoi rolin e negociatorëve të BE në dialog, si Lajçak dhe Borrell dhe shtoi se personat që dështuan janë dy kryeministrat respektivë Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
Pjesë nga intervista:
Franko Egro: Zoti Kupçan, në fakt duket sikur Eskobar, Lajçak dhe Borel, të paktën nuk arritën sukses, gjatë katër viteve të fundit, për të përmbushur detyrën e tyre. Sipas perspektivës suaj, cilat janë arsyet kryesore te ketij realiteti? Ju e quajtët, mos-avancim, apo ngërç, apo sido që ta quajmë.
Kupçan: Unë me siguri do ta riformuloja parafjalën dhe të thosha se në të vërtetë janë Vuçiç dhe Kurti ata që dështuan. Jo Eskobari, Lajçak dhe Burel. Mendoj se ata bënë më të mirën e tyre. Ata u angazhuan në një mënyrë shumë të vendosur. Arritën suksesin në krijimin e marrëveshjes së Ohrit, që në parim, është një plan drejt një normalizimi, pavarësisht se asnjëra palë nuk e ka firmosur. Pra, unë e shoh si një situatë në të cilën ne kemi një vizion, kemi një dritë në fund të tunelit. Por nuk kishim dy udhëheqës, një në Prishtinë dhe një Beograd, të cilët ishin gati për të marrë vendimet politike dhe kompromiset e vështira dhe të dhimbshme të nevojshme për të parë atë plan në zbatim. Të nevojshme për të afruar më shumë atë dritë në fund të tunelit. Dhe unë mendoj se mund të fajësojmë shumë palë. Mendoj se Zoti Kurti bëri disa lëvizje provokatore që penguan dialogun. Zoti Vuçiç luan gjithmonë lojëra të shumta në të njëjtën kohë. Në një moment duket sikur është djali i sjellshëm dhe gati për të avancuar drejt normalizimit, dhe ditën tjetër përfshihet me nacionalistët dhe blen armë nga Kina dhe Rusia. Pra, ai nuk është një person që… Le ta themi kështu, një pjesëmarrës i besueshëm në procesin drejt normalizimit.
Franko Egro: A mendoni, Profesor Kupçan, se marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, që ju e përmendët në përgjigjen tuaj të mëparshme, do të rrezistoje në të ardhmen, do te mbeten shtyllat për të ardhmen e dialogut? Duke marrë në konsideratë, argumentat që ju i përmendët më parë mbi ndryshimet që po ndodhin në Evropë, zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, luftën në Rusi dhe Ukrainë, zgjerimin e partive te ekstremit te djathte në politikë. Pra, ka zëra autoritarë në Evropë që po nënvizojnë mesazhin se këto marrëveshje kanë nevojë për disa amendamente.
A do te ndryshoje marreveshja Kosove-Serbi ? Ish keshilltari i Klinton dhe Obames tregon planin e SHBA
Kupçan: Epo, unë mendoj se marrëveshja bazë është mjaft e qartë, nuk është 100 faqe. Përshin një grup parimesh relativisht të kufizuara që mbeten një bazë e mirë për bisedën. Mendoj se tani, problemi më i madh është implementimi, të bindim palët që të avancojnë më tej, të bindim Prishtinën që të avancojë me një asociacion të komunave serbe. Të cilat të paktën, në aspektin retorik, janë ato që po pret Beogradi përpara se të jetë gati për të firmosur marrëveshjen. A do të ketë amendamente në vazhdim? A do të ketë rrethana të komplikuara? Po. Por unë mendoj se në thelb, plani, marrëveshja e Brukselit, aneksi i Ohrit, janë baza për diskutime të mira. Mendoj se ne jemi në një moment tentative, duke pasur parasysh se raundi i fundit i bisedave, në thelb nuk arriti askund. Dhe siç e thatë ju, ne jemi në një moment të sikletshëm nga ana politike, si në Shtetet e Bashkuara edhe në Evropë. Ne po shohim… Më lejoni ta shpreh në këtë mënyrë, rënien e qendrave politike. Që do të thotë se në të dyja anët e Atlantikut, pjesa më e madhe e vëmendjes do të jetë e fokusuar tek në fronti i shtëpisë, jo tek problemet jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
- A do ketë luftë të re në Ballkan? Si përgjigjet ish-këshilltari i Klinton e Obamës
- Osmani bisedon me O’Brien për dialogun dhe rolin e SHBA-së në të
Per aq kohe sa Perendimi do toleroje sjelljen e Serbise dhe ta perkedhele dhe nuk do detyrohet te mbaje pergjegjesi per lufterat ne Ballkan ne vitet 90te kjo gjendje do vazhdoje. Gjykimi juaj eshte nje gjykim shume i ulet dhe nuk e keni aspak dijenine e realitetit ne Ballkan, Serbia gjithe kete kohe 25 vite luan karten e viktimes ku nuk le rast asnje rast pa e permendur se ajo u bombardua padrejtesisht dhe nuk e pranon asnjehere gjenocidin qe ajo kreu ne Ballkan ne Kroaci Bosnje dhe Kosove.