A do ketë luftë të re në Ballkan? Si përgjigjet ish-këshilltari i Klinton e Obamës

17 Korrik 2024 | 10:59

I ftuar në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania këtë të martë ishte Çarls Kupçan, një personalitet i lartë, i cili në karrierën e tij ka qenë drejtor për çështjet evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Administratën e Parë të Presidentit të SHBA-ve Bill Klinton, më pas ai ka qenë asistent special i Presidentit Barak Obama dhe drejtor i lartë për çështjet evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë intervistës me gazetarin Franko Egro, Kupçan tha se Rusia po bën çdo përpjekje për të hapur luftë në Ballkan, qoftë me Republikën Sërpska, qoftë me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut e Kosovën.

Ai shtoi se duke parë sesi po shkon lufta në Ukrainë, ku sipas tij Moska ka bërë një gabim të madh strategjik, ata do të largohen në mënyrë efektive nga Ballkani, sa i përket influencës së tyre.

“Por, unë thjesht doja t’iu kujtoja, Profesor Kupçan, fjalinë e Presidentit Zelenski se sipas informacioneve të inteligjencës së tij, Putin është shumë i interesuar për të shkaktuar konflikte në Ballkan. Dhe ai pra nënvizoi veçanërisht, Ballkanin. Dhe kur permendi  fjalën Ballkan, në mendje te vjen Serbia si aleat shumë i ngushtë i Presidentit Putin”, pyeti Egro.

“Padyshim. Mendoj se rusët po bëjnë gjithçka që munden në rajon, kudo ku mund të gjejnë një mbështetje. Qoftë në Republikën e Srpskas, apo në Malin e Zi, në Serbi, apo në Maqedoninë e Veriut, në përpjekje për të prishur balancën në rajon dhe për të ndaluar integrimin e tyre të plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Duke pasur parasysh gabimin strategjik historik që ka bërë Rusia në Ukrainë, duke pasur parasysh shterimin e burimeve ruse shkaktuar nga lufta në Ukrainë, unë mendoj se ne e dimë se si do të përfundojë kjo histori. Dhe kjo do të thotë se Rusia do të të largohet në mënyrë efektive nga Ballkani, për sa i përket influencës së tyre të madhe gjeo-politike”, tha Kupçan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026