“Ishin 5 terroristë, njërin e vranë në vend”, gazetari nga Moska flet për sulmin
Gazetari Misha Pumo ishte këtë të shtunë i ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e të premtes në periferi të Moskës, ku u vranë nga një sulm terrorist 140 persona, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.
Ai tha se fillimisht u raportua se kanë qenë 5 persona ata që kryen sulmin në Moskë, por një prej tyre u asgjësua nga dy burra të frikësuar në momentin që e panë që ky po mbushte mitralozin arritën ta kapnin e ta vrisnin me grushte.
“Në fillim doli lajmi që ishin 5 terroristë dhe në fakt kur filluan lajmet që u kapën katër, u morën në pyetje katër, doli aritmetika e plotë.
Sot doli lajmi që një burrë i tmerruar nga këto që po ndodhnin në momentin kur një nga terroristët po ndërronte karikatorin e automatikut, e kapi nga tyta automatikun dhe me një dorë mbante automatikun me tjetrën e qëllonte me grushta. Atij ju bashkua edhe një burrë tjetër dhe ata e asgjësuan një nga terroristët, duke shpëtuar me qindra persona”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse
Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
Dorëhiqet trajneri më i suksesshëm i Kroacisë, Daliç mbyll kapitullin 9-vjeçar
- 17:08 Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse
- 17:06 Trump kritikon Italinë për mohimin e përdorimit të bazës gjatë luftës në Iran
- 17:04 Trump: Do ta heqim Sirinë nga lista e terrorizmit
- 16:58 Erdogan dhe Macron diskutojnë tregtinë, NATO-n dhe krizat rajonale në samitin e Ankarasë
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime