Sulmi terroris në Moskë/ Kulla: SHBA i paralajmëroi, FSB kërkon të shmanget…
Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla, tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se shërbimi i sigurisë së brendshme të Rusisë po kërkon ta faturojë diku tjetër përgjegjësinë për sulmin e ndodhur në Moskë mbrëmjen e të premtes ku humbën jetën 140 persona.
Ai tha se për këtë arsye po krijojnë edhe lidhje mes personave që kryen sulmin dhe Ukrainës, ndërkohë që përgjegjësinë kryesore e kanë vetë, pasi më herët ishin lajmëruar nga ambasada amerikane se rrezikoheshin nga një sulm terrorist.
“Ka një tendencë të shërbimit të sigurisë së brendshme të Rusisë për shkak se paralajmërimi ishte bërë nga ambasada amerikane në Moskë, por edhe nga ambasada të tjera, që duhet të kishin kujdes se mund të kishte sulme terroriste.
Duke qenë se ishin edhe zgjedhjet në Rusi për president, e pati një lloj nënvlerësimi, duke thënë ne jemi vend i sigurt, kush do na bëjë gjë. FSB është në siklet të madh sepse ishte një ngjarje e paralajmëruar dhe masa nuk janë marrë.
Nga kjo pikëpamje ata do duan ta faturojnë diku përgjegjësinë, por përgjegjësinë kryesore e kanë vetë, sepse kjo ishte një ngjarje që duhej paralajmëruar”,-tha Ilir Kulla.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë