Ishin në kërkim nga policia prej disa ditësh, kapen dy vëllezërit në Korçë

23 Gusht 2023 | 08:10

Dy persona të shpallur në kërkim nga policia që prej datës 10 Gusht janë arrestuar mbrëmjen e së martës në Korçë.

Vëllezërit Dhimitër dhe Mateo Dadushi janë konfliktuar mbrëmjen e datës 10 me një shtetas, për motive të dobëta.

Ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe janë larguar nga vendngjarja.

Ata kanë rënë në gjurmët e policisë dhe janë kapur mbrëmjen e sotme, ndërkohë që pritet të dalin para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

“Vëllezërit Dh. D. dhe M. D., për motive të dobëta ishin konfliktuar me shtetasin F. R. Gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej vëllezërve, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, sapo kanë konstatuar Policinë”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026