Ishin për pushime në Zlatibor, aksidentohen fëmijët serbë, 4 prej tyre nga Kosova

16 Dhjetor 2024 | 07:13

Gjashtë persona, prej tyre katër fëmijë nga Kosova, kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në autostradën e Ibrit, në qytetin Magliq në Serbi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, kur shoferi i veturës (35) me targa të Rashkës, i cili po lëvizte nga Rashka në drejtim të Kralevës, kishte dalë në anën e kundërt të rrugës, duke u përplasur me autobusin që po transportonte fëmijë nga Kosova që ktheheshin nga Zlatibori, sipas MPB të Serbisë.

Katër fëmijë, të moshave 9-14 vjeç, kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar fraktura por jashtë rrezikut për jetën

Sipas njoftimit të policisë së Serbisë, të lënduarit janë transportuar në spitalin e Kralevës. Kirurgu i fëmijëve Ivan Filipoviq tha se tre fëmijë janë mbajtur për vëzhgim dhe se një tjetër është liruar në shtëpi. Shoferi i lënduar rëndë është dërguar në repartin e kirurgjisë në spitalin e Kralevës, pasi zjarrfikësit e kanë nxjerrë nga vetura.

“Pas diagnozës, një person është dërguar për mjekim shtëpiak, ndërsa personi tjetër me lëndime të rënda fizike, por jo në rrezik për jetën, është vendosur në repartin e mjekimit intensiv. Operacioni do të kryhet në fushën e ortopedisë”, tha kirurgu Milan Maksimoviq.

Shkolla fillore “Branko Radiçeviq” në Mitrovicë, në një postim më 9 dhjetor në Facebook, kishte bërë të ditur se gjatë fundjavës, 300 nxënës të shkollave fillore shijuan bukuritë e Zlatiborit. Në postim thuhet se “aksioni humanitar ishte sponsorizuar nga Milan Radoiçiq për nxënësit e shkollave fillore në Mitrovicë, Zveçan, Novo Bërdo, Gjilan, Viti Kamenicë dhe Anamoravë”.

“Me një sërë aktivitetesh të pasura dhe kuptimplote, ky aksion mori kuptimin e tij, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat jetojnë fëmijët tanë, është për t’u vlerësuar dhe ideja e organizatorëve dhe sponsorëve për t’i larguar ata nga ky realitet për një kohë të shkurtër”, thuhet në postim.

Milan Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist më 23 shtator 2023 në Banjska që kishte për qëllim aneksimin e veriut. Ai është vënë në kërkim nga Interpoli, por vazhdon të lëvizë i lirë në Serbi dhe kjo e fundit nuk ka marrë vendim për ekstradimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026