Ishin shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohen tre persona në Lezhë

26 Nëntor 2022 | 10:24

Tre persona të cilët  ishin shpallur në kërkim pasi vodhën banesa të ndryshme,  janë arrestuar ditën e sotme në Lezhë.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Serial”, në pranga kanë rënë Gj. C., 47 vjeç, Gj. Ll., 51 vjeç, A. D., 47 vjeç.

Të 3 të ndaluarit janë me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.

“Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që janë kryer nga këta shtetas”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026