“Ishin të armatosur”- Gazetarja: Rrajat shkuan me ‘regji’, donin ta filmonin dhunën

8 Korrik 2023 | 14:56

Gazetarja e kronikës Aida Topalli ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku zbuloi detaje nga dhuna e ushtruar nga anëtarët e fisit Rraja në Fushë-Krujë ndaj dy qytetarëve që ishin ankuar se shpërthimet e gurores së tyre po i prishnin shtëpinë.

Topalli tha se pjesë e personave që dhunuan dy personat ishin dhe dy vëllezërit e deputetit Ramazan Rraja, Përparim dhe Xhelal Rraja, si dhe i biri i ligjvënësit Rexhep Rraja.

Ajo shtoi se anëtarët e këtij fisi kishin shkuar me regji me vete për të filmuar të gjitha skenën e dhunimit të dy pjestarëve të fisit Maja.

“Ajo që më ka bëë përshtypje dhe është realisht për të ardhur keq është se kur fisi Rraja ka shkuar për të ushtruar dhunë duket sikur ka shkuar me regji me vete. Ajo video e polotë nis që në makin dhe shkon deri te lokali ku është ushtruar dhuna dhe më pas shkon dhe më pas shkon dhe xhiron të gjithë aktin e dhunës. Kjo gjë është shumë e shëmtuar nëse është bërë me regji nga fisi Rraja.Por është një gjë shumë e mirë pasi ra në dorë të medias dhe më në fund ai fis që ka qenë kaq I paprekshëm më në fund iu tregua publikut ja kush janë.

Ishin dy vëllezërit e deputetit të PS, djali i deputetit, madje një nga vëllezërit ishte dhe I armatosur siç shihet dhe nga pamjet.

Djali i deputetit, që nuk u përmend dhe në deklaratën e parë të policisë ishte një nga protagonistët kryesor të dhunës”, tha Topalli.

Kujtijmë se Jashar Maja, personi i cili u dhunua mbrëmjen e djeshme nga anëtarët e fisit Rraja, ka dhënë një intervistë Euroneës Albania ditën e premte ku sqaronte arsyet e konfliktit.

Ai tha se gjithçka lindi nga dëmtimet që shpërthimet në guroren e Rrajës shkaktonin tek banesa e tij dhe familjarëve të tjerë.

Maja shtoi se është ankuar dhe ka denoncuar në polici dëmtimet që i janë bërë në banesë, por nuk është marrë asnjë masë.

Ai shtoi se ankesat e bëra prej tij kanë sjellë “përgjigjen” e Rrajave, të cilët e dhunuan brutalisht me sendet të forta së bashku me djalin e xhaxhait, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026