ISHP: Rreth 180 punëtorë aksidentohen çdo vit, cilët janë sektorët më të rrezikuar

28 Janar 2025 | 17:10

1 në 6 aksidente të ndodhura në sektorin e ndërtimit rezultojnë fatale për punëtorët.

Kjo e dhënë bëhet publike nga ISHP, e cila ka marrë në studim aksidentet në punë nga viti 2018 deri në vitin 2023.

Sipas ekspertëve jetët e humbura nga aksidentet në punë kanë ardhur në rritje vitet e fundit. Vetëm në 5 vite, 194 persona kanë humbur jetën gjatë punës.

Ekspertët kanë përllogaritur që cdo vit mesatarisht aksidentohen 180 punonjës, 30 prej të cilëve humbasin jetën.

Sektorët më të rrezikuar për aksidentet në punë janë sektori minerar, elektricitetit, ndërtimi, ndërmarrjet prodhuese dhe aksidentet rrugore.

Sipas të dhënave të studimit, viti 2019 ka shënuar edhe numrin më të lartë të fataliteteve, ku 38 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që viti 2023 ka shënuar një ulje të lehtë në numrin e punëmarrësve të aksidentuar në total dhe atyre me pasoja fatale.

Përgjatë këtij vitit janë klasifikuar dhe vërtetuar si aksident në punë 168 punëmarrës, nga të cilët 30 me pasojë humbjen e jetës.

40 punëmarrës të aksidentuar, janë aksidente rrugore që klasifikohen si aksident në punë për shkak të ligjit, 9 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Në Bashkimin Evropian, 22.5% e aksidenteve fatale në vendin e punës ndodhin në ndërtim, një sektor i prekur në mënyrë të ngjashme dhe në Shqipëri, ku shkalla e vdekshmërisë është dukshëm më e lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026