Kurba e virozave në rënie, ISHP: 10.440 persona shkuan tek mjeku në një javë
Rreth 10 mijë persona janë paraqitur gjatë një jave tek mjeku i familjes apo urgjenca mjekësore si pasojë e prekjes nga viroza të stinës dhe gripi.
Monitorimi i ISHP ka faktuar se prej 4 javësh numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmën e mjekut ka ardhur në rënie, nga 12.208 në fillim të nëntorit në 10.440 në fillim të dhjetorit.
Në javën e fundit raportohet se 7087 persona janë të prekur nga infeksione repiratore të sipërme dhe 3353 infeksione respiratore të poshtme.
Për ekspertët ky është një aktivitet me intensitet të ulët i qarkullimit të virozave në popullatë.
Fëmijët deri në 5 vjeç janë ata që predominojnë mes pacientëve që duan ndihmën e mjekut.
Rastet e infeksioneve të sipërme dhe të poshtme janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë, por Gjirokastra, Durrësi, Fieri dhe Hasi kanë numër të lartë pacientësh.
Epidemiologët bëjnë me dije se aktualisht në qarkullim kemi disa viroza, grip të tipit A dhe COVID-19.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gripi dhe virozat stinore, mbi 11 mijë raste kanë kërkuar ndihmën e mjekut në 1 javë
- Zbulohen rastet e para me grip, Bino: Kemi izoluar virusin e tipit A
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor