Zbulohen rastet e para me grip, Bino: Kemi izoluar virusin e tipit A
Gripi stinor është në qarkullim. Ekspertët e ISHP kanë izoluar rastet e para të prekura nga gripi. Epidemiologët janë duke monitoruar situatën, ndërsa vërehet se trendi i infeksioneve respiratore është në rritje të vazhdueshme.
“Ne kemi identifikuar raste me grip A deri më tani, jo forma të rënda, po jemi nën vëzhgim. Aktualisht qarkullon dhe AH3N2 dhe AH1N1. Shpeshtësia e identifikimit të virusit të gripit është e ulët, por kemi një trend në rritje të infeksioneve respiratore”, tha Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë, ISHP.
Por, Bino nënvizon se nëse qytetarët do të marrin vaksinën antigrip, e cila ofrohet falas në poliklinika, pesha e sëmundjes mund të bjerë.
“Në qoftë se ne kemi një ritëm vaksinimi të mirë, siç po e kemi, ne nuk presim që të kemi një dimër tepër të vështirë, megjithatë veç gripit qarkullon dhe Sars Cov 2, janë viroza të tjera respiratore, është RSV që ne po i identifikojmë këtë sezon”, u shpreh ajo.
Sa i takon infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratore, ato i kanë kaluar 11 mijë të prekur në javë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës