Vatër e gripit të shpendëve në Mëzez, Ministria e Bujqësisë e karantinon

2 Nëntor 2024 | 16:34

Një vatër me gripin e shpendëve është identifikuar në fshatin Mëzez në Tiranë. Ministria e Bujqësisë, në njoftimin e saj thotë se vatra është karantinuar me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Instituti i Shëndetit Publik është duke kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut tek njerëzit.

Ndërkohë që prej 30 tetorit, fermerët dhe mbarështuesit e shpendëve, janë njoftuar se është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz.

Është ndaluar shitja dhe tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, ndalohet lëvizja e shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla. Gjithashtu, edhe moslejimi i shpendëve të gjalla pa autorizim të veterinerit zyrtar për në thertore, pasi është kryer testi i PCR-së dhe shpendët kanë rezultuar negativ ndaj sëmundjes së influencës aviare.

Deri më tani nuk ka prova epidemiologjike dhe shkencore se ky virus transmetohet nëpërmjet konsumit të produkteve me origjinë shtazore dhe rekomandohet që konsumi i këtyre produkteve të bëhet pas trajtimit termik, me temperaturë të larta mbi 75 gradë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026