Gripi dhe virozat stinore, mbi 11 mijë raste kanë kërkuar ndihmën e mjekut në 1 javë

23 Tetor 2024 | 17:28

Mbi 11 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekut të familjes në poliklinika si pasojë e prekjes nga gripi apo viroza të stinës.

Raporti i fundit i ekspertëve të ISHP ka nxjerrë në pah se kurba e infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratore është në rritje të vazhdueshme nga një javë në tjetrën.

Javën e fundit rritja është me 526 pacientë më shumë.

Por tetori i 2024 ka një numër më të lartë të personave të sëmurë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Sipas të dhënave zyrtare, në javën që kemi lënë pas janë regjistruar 11088 pacientë në një kohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2023 ka pasur vetëm 9824 pacientë.

Shumica e pacientëve i përkasin grupmoshës 0-4 vjeç, ndërsa incidenca më e madhe është në Durrës dhe Gjirokastër.

Për të parandaluar format e rënda të sëmundjes dhe fatalitete, prej disa javësh në poliklinika ka nisur edhe ofrimi falas I vaksinës kundër gripit stinor për grupet e riskut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026