Vjeshta shton virozat, në 24 orë 80 fëmijë morën ndihmë në pediatrinë e Beratit

14 Tetor 2024 | 16:24

Afro 80 fëmijë marrin ndihmën e parë në pediatrinë e spitalit rajonal të Beratit si pasojë e virozave të stinës. Një shifër e lartë kjo në këtë fillim vjeshte, ku mjekët theksojnë se vjen si pasojë e disa faktorëve. Shumica e fëmijëve shtrohen në spital, të paktën për 2 ditë, më pas mjekimi vijon në kushtet e shtëpisë.

“Ndryshimet klimaterike gjithmonë manifestohen dhe me ndikime në shëndetin e fëmijëve kështu që gjatë kësaj periudhe duke pasur parasysh kapriçot e motit me temperatura të larta dhe me lagështira që nuk kanë harmoni me njëra- tjetrën kemi pasur zhvillime të virozave dhe  që janë reflektuar në numrin më të madh të vizitave dhe të shtrimeve në spital ku ka dominuar më shumë infeksionet të rrugëve të sipërme respiratore”,-tha Vladimir Kumaraku, mjek pediatër.

Prej më shumë se 1 javë, në pediatrinë e spitalit janë më dhjetëra raste me komplikacione të rrugëve të frymëmarrjes.

 “Çdo ditë më repartin e pediatrisë janë paraqitur nga 60 deri ne 80 vizita por ajo që duhet të theksojmë është se gjendje të rënda  nuk kemi pasur dhe komplikacione nuk kemi pasur tërheq vëmendje numri i lartë dhe temperaturat rebele”,-tha pediatri Kumaraku.  

Kumaraku deklaron se prindërit duhet të kujdes në rastet kur fëmijët kanë temperaturë të vazhdueshme si dhe ti trajtojnë fillimisht në shtëpi, duke shtuar në ushqimin e tyre vakte të pasura me vitamina, si lëngjet e frutave apo edhe ushqime të freskëta dhe jo konservantë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026