Ishte kthyer në ‘tmerrin’ e banesave, arrestohet 32-vjeçari në Lezhë

Arrestohet 32-vjeçari në Lezhë
17 Shkurt 2023 | 10:59

Një 32-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Lezhë, si autor i dyshuar i disa vjedhjeve. Gjatë kontrollit nga ana e efektivëve në banesën e 32-vjeçarit u gjet 1 armë zjarri kallashnikov dhe qindra fishekë luftarakë.

Policia njofton se po vijon punën për dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

“Si rezultat i këtij operacioni, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ll., 32 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra arme dhe 155 fishekë luftarak.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet që shtetasi E. Ll. është gjithashtu, autor i vjedhjeve të materialeve, në 3 banesa në fshatra të ndryshme të Lezhës, vjedhje të kryera në datat 02.12.2022, 17.12.2022 dhe 14.02.2023”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEXO GJITAHSHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026