Ismajli bind Galatasaray, turqit shfaqin interes për mbrojtësin shqiptar

3 Shkurt 2025 | 18:18

Dita-ditës e ka konfirmuar se është një ndër lojtarët kyç tek Empoli, por me gjasa Ardian Ismajli në verë do të largohet. 28-vjecari po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin Italian, duke qenë vendimtar në shumë momente për ekipin e tij e në rastet kur mungon, lë një boshllëk të madh pas.

Paraqitjet e tij nuk janë lënë pa u vënë re nga skuadrat e tjera evropiane, ku krahas interesit nga kampionati vendës, është shfaqur Galatasaray. Ekipi turk dëshiron të bëjë të vetin lojtari ne kombëtares shqiptare, ndërsa vëzhgues të skuadrës kanë ndjekur nga afër 28-vjeçarin, i cili është një titullar i padiskutueshëm.

Eksperti i merkatos Niko Shkira ka konfirmuar faktin se Galatasaray dëshiron të transferojë futbollistin, lëvizje e cila mund të arrihet në verë, kur dhe i përfundon kontrata me Empolin, konkretisht në qershor. Mbetet për tu parë nëse Ismajli do të largohet nga Seria A, pasi siç dihet është përfolur dhe për interesin e Juventusit më herët, teksa vetë futbollisti nuk ka dëshiruar të japë detaje.

Ndaj bardhezinjve të dielën ai luajti për 59’ dhe e la skuadrën në avantazhin e një goli, por më pas Juventus përmbysi gjithçka.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
21:51 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026