IT-ja që rregullon kompjuterë të hedhur për t’ua dhuruar fëmijëve të varfër

11 Maj 2022 | 16:29

Pjesë të prishura të kompjuterëve i shohim shpesh në mbeturina apo si diçka e harruar nëpër bodrumet e shtëpive.

Ato rrallëherë hyjnë në punë, por për Borçe Stamenovin nga qyteti i Kavadarit në Maqedoninë e Veriut, kanë shërbyer bamirësi.

Për disa vite, ai riparon kompjuterët për nxënësit që nuk kanë mundësi të blejnë pajisje elektronike.

Stamenovi merr donacione në forma të ndryshme të pjesëve të kompjuterit dhe i riparon, i bën gati me programet e nevojshme dhe ua jep falas fëmijëve që janë në kushte të rënda ekonomike.

“Deri tani kemi dhuruar 1569 kompjuterë por deri pas një muaji planifikojmë të arrijmë numrin 1700, ndërsa pas dy muajve planifikojmë që numri i kompjuterëve të dhuruar të arrijë shifrën 2000”, tha Stamenovi.

Stamenov  kur përhapi idenë e tij në rrjetet sociale, njerëz të ndryshëm dhuruan pjesë kompjuterike… Ato u shndërruan në gëzim për qindra fëmijë nga familje gjendje të rëndë sociale.

“Një nënë e vetme erdhi dhe na kërkoi kompjuter për fëmijën dhe ne e kishim një gati dhe ia dhamë falash, dhe prej atëherë i thamë vetes përse të mos e bëjmë këtë më tutje”, tha ai.

Stamenov në idenë e tij tashmë nuk është vetëm.

Rreth 100 kompani vendore kanë filluar që ta ndihmojnë për të zgjeruar më shumë aktivitetin humanitar dhe disa vullnetarë i ndihmojnë në riparimin e kompjuterëve.

“Jam vullnetar në këtë iniciativë që prej muajit shtator. Ndjehem shumë mirë sepse këtu edhe mësoj edhe jam vullnetar për të ndihmuar. Kjo përvojë për mua është një  prioritet për shkak të ndihmës që po ofroj por do më ndihmojë që të mësoj më shumë edhe lidhur me kompjuterin”, tha vullnetari Dragan Rizov.

Po të kthente kohën pas Stamenov do të fillonte përsëri edhe nga zeroja për të ndihmuar fëmijët në nevojë për pajisje elektronike pasi është e vetmja gjë që e plotëson.

“Kjo është një punë fisnike e cila ju plotëson tejet shumë me energji pozitive…Gjatë gjithë kohës kemi marrë aq shumë mesazhe fëmijësh, vizatime me fytyrën time apo të vullnetarëve dhe video me falënderime dhe kjo na bën që të shkojmë përpara edhe më tej”, tha Stamenovi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në Maqedoninë e Veriut ka prej 35 deri 40 mijë fëmijë që nuk kanë qasje në pajisje elektronike apo internet për tu kyçur në procesin e digjitalizuar mësimor dhe iniciativa e Stamenovit po synon që të pajisë shumicën prej tyre me kompjuter.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026