Italia ndaloi regjistrimin e fëmijëve të LGBTQ, protestuesit “pushtojnë” Milanon
Qindra qytetarë pushtuan rrugët e Milanos këtë të shtunë për të protestua kundër vendimit të qeverisë së re Italiane e cila kufizon të drejtat e prindërve të të njëjtës gjini. Kjo demonstratë u zhvillua në sheshin historitk Piazza della Scala dhe u organizua nga grupet e LGBTQ+.
“Shpjegojani ju fëmijës sim pse nuk jam nëna e tij”, thuhej në një nga pankartat e protestuesve, ndërkohë të tjerët mbanin në duar stilolapsa për “të firmosur rregjistrimet e lindjeve”.
Në këtë protestë ishte edhe i pranishëm Giuseppe Sala, kryetari i bashkisë së Milanos, i cili edhe më herët kishte shfaqur me anë të postimeve në Tëitter mbështetjen e tij ndaj familjeve me të njëjtën gjini.
Sipas CNN organizatorët thonë se në këtë protestë ishin të pranishëm rreth 10.000 njerëz, por është thënë sikur kanë qenë vetëm disa qindra.
Kjo protestë vjen pasi javën e kaluar qeveria italiane, e udhëhequr nga Giorgia Meloni, vendosi të votojë kundër një mase të prezantuar nga Komisioni Europian sipas të cilit bëhet e detyrueshmë njohja e prindërve të të njëjtit seks.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë