Italia pritet të goditet nga shira të dendur, mijëra të evakuuar në Evropën Qendrore

17 Shtator 2024 | 15:41

Disa vende në Evropën Qendrore dhe Lindore janë goditur nga përmbytjet shkatërruese gjatë ditëve të fundit pasi stuhia Boris vazhdon të sjellë shi të dendur në rajon.

Sllovakia dhe Hungaria po përgatiten për përmbytjet pasi niveli i ujit vazhdon të rritet në rajon, ndërsa Italia pritet të ketë reshje të mëdha shiu në ditët në vijim, shkruan BBC.

Për shkak të shirave të dendur gjatë 3 ditëve të fundit të paktën 19 persona kanë humbur jetën në Poloni, Republikën Çeke, Austri dhe Rumani.

Vende të tjera evropiane, përfshirë Hungarinë, Sllovakinë dhe Italinë, tani po përgatiten për kushte të rënda moti në ditët në vijim

Zonat kufitare çeko-polake janë ndër zonat më të goditura – 15,000 njerëz janë evakuuar në Republikën Çeke, 3,000 në Poloni dhe dhjetëra mijëra janë ende pa energji elektrike.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka shpallur një gjendje një mujore të fatkeqësisë natyrore, ndërsa përmbytjet më të rënda pritet të godasin nesër qytetin polak t ë Wroclaw.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026