Italianët fluturojnë mbi Gjirokastër, vizitorët ulen me avionë të vegjël në aerodrom

15 Gusht 2024 | 18:56

Avioturizmi është risia e sezonit të verës për Gjirokastrën ndërsa turistët tashmë preferojnë të fluturojnë me avionë të vegjël në drejtim të qytetit të gurtë.

Dy italianët Masimiliano dhe Guerino kanë preferuar të fluturojnë me avionin e tyre për të vizituar për disa ditë zonën e Gjirokastrës dhe jugun e vendit.

“Jemi shumë të kënaqur që ndodhemi në Gjirokastër sepse po realizojmë një eksperiencë të re që është avioturizmi, pra të interesuarit që disponojnë një avion qoftë dhe si ky yni mund të zgjedhin të vijnë në Gjirokastër për të njohur vende të tilla interesante që deri tani nuk i njihnim”, thotë Masimiliano Chiani.

Për dy turistët nga Italia, Gjirokastra është një vend shumë i bukur aq më tepër kur e viziton edhe nga ajri. Gjithashtu ata vlerësojnë tërheqëse edhe destinacionet e tjera turistike të Jugut si bregdetin e Sarandës, Syrin e Kaltër etj.

“Do të qëndrojmë këtu për katër ditë, me avion patëm një ulje të mirë, aerodromi i këtushëm është funksional, Gjirokastra nga ajri ofron një pamje të bukur, me kështjellën që duket sikur lundron, është me të vërtetë shumë bukur”, shprehet Guerino Tricomi.

Përgjatë këtij viti qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat janë vizituar nga rreth 200 mijë turistë, pjesa më e madhe e të cilëve janë vizitorë të huaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026