Iu publikua videoja ku shkelte rregullat me makinën e policisë, gjobitet inspektori

12 Gusht 2023 | 20:08

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka reaguar në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet një automjet police duke kryer manovra të rrezikshme dhe parakalime të gabuara në rrugë.

Përmes një komunikate zyrtare. DVP Elbasan bën me dije se inspektori i policisë që ka kryer këtë shkelje është gjobitur me 3 mijë lekë të reja, masën administrative maksimale për këtë shkelje.

Gjithashtu policia njofton se ka nisur një hetim në lidhje me inspektorin për shkelje të lehtë të detyrës.

“Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij automjeti, punonjësin e Policisë inspektor A. B., me masën administrative maksimale për shkeljen e kryer (3000 lekë të rinj), bazuar në pikën 15, të paragrafit të 2-të, të nenit 146 të Kodit Rrugor.

Drejtuesi i automjetit, inspektor A. B. ka bërë shlyerjen e menjëhershme të masës administrative.

Gjithashtu, për punonjësin e Policisë inspektor A. B. ka nisur hetimi administrativ, për shkelje të lehtë”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026