Iu vendos tritol në banesë, merret në mbrojtje gjyqtari Tonin Sterkaj
Komisioni i posaçëm për mbrojtjen e gjyqtarëve pranë KLGJ, miratoi këtë të hënë mbrojtjen e posaçme për gjyqtarin Tonin Sterkaj.
Bëhet me dije se mbrojtja pritet të jetë me afat 6-mujor.
Sterkaj është gjyqtari, në banesën e të cilit në orët e para të mëngjesit të së dielës shpërtheu një sasi e vogël lënde plasëse.
Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së Sterkajt prej vitesh si gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.
Ai ka kaluar disa kohë më parë dhe procesin e vetingut duke u afirmuar në detyrë.
Nga kamerat e sigurisë u filmua një person ende i paidentifikuar, me kapuç në kokë, i cili vendos lëndën plasëse dhe largohet nëpër rrugicat e lagjes.
Policia po vijon punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motivit të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë