Izolohen banorët e Dukagjinit| Mbyllen shkollat dhe qendrat shëndetësore
Prej më shumë se një jave 2 njësi administrative në zonën e Dukagjinit janë të bllokuara dhe kalimi në drejtim të tyre është pothuajse i pamundur. E vetmja rrugë kalimi është përmes gurëve duke rrezikuar jo pak jetën e përditshme të banorëve.
“Si e shihni vetë rruga për faqe të zezë, shumë problem. Prej sa ditësh qarkulloni në këtë mënyrë? Një javë,” – u shpreh një qytetar.
Si pasojë e punimeve në rrugën e Dukagjinit, nga rrëshqitja e dherave pak ditë më parë 59-vjeçari Zef Perndreu që po punonte me eskavator për hapjen e rrugës përfundoi në humnerë dhe humbi jetën. Që nga ajo ditë punimet janë ndërprerë dhe rruga vijon të jetë e bllokuar.
Euronews Albania u interesua tek firma që ka marrë përsipër hapjen e rrugës, por nuk mori asnjë përgjigje.
Banorët thonë se janë në gjendje shumë të vështirë dhe rrezikojnë që edhe prodhimet e tyre të kalben si pasojë e bllokimit të rrugës.
Me bllokimin e rrugës është pezulluar gjithashtu dhe mësimi për 3 shkolla në Dukagjin si dhe qendra shëndetësore është jashtë funksionit. Banorët bëjnë apel për ndërhyrje.
“Janë tre katër shkolla që janë të bllokuara . Është qendra shëndetësore e bllokuar totalisht. Nuk kemi parë asnjë njeri që te bashkia. Nuk më intereson as i majtë, as i djathtë. Popullit i intereson rruga vëlla,” – u shpreh një qytetar.
Ende është e paqartë se çfarë do të ndodhë me rrugën e Dukagjinit pasi prokuroria e Shkodrës po vijon hetimet për aksidentin me pasojë vdekjen e eskavaroristit 59-vjeçar ndërsa në të gjithë rrugën vihen re edhe pjesë të tjera me rrezik shembje që mund të rrezikojnë jetën e kalimtarëve por dhe punonjësve të firmës. Rruga e Dukagjinit ishte investimi i parë i Benet Becit në krye të bashkisë së Shkodrës me vlerë fillestare 1.5 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh