Izraeli dhe Libani në bisedime intensive për t’i dhënë fund luftës, teksa afati i armëpushimit po mbaron

15 Maj 2026 | 16:12

Dita e dytë e bisedimeve të organizuara nga SHBA-të midis përfaqësuesve izraelitë dhe libanezë për t’i dhënë fund luftës është duke u zhvilluar, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Ky është takimi i tretë i palëve që kur Izraeli intensifikoi sulmet ajrore ndaj Libanit, pasi Hezbollahu qëlloi me raketa Izraelin më 2 mars, tre ditë pas fillimit të luftës me Iranin.

Një armëpushim midis palëve, i cili është testuar vazhdimisht me sulme që kur u ra dakord më 16 prill – do të skadojë të dielën.

Një zyrtar i lartë libanez  tha se Libani do të kërkojë që Izraeli të ndalojë sulmet në bisedimet ballë për ballë.

Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se bisedimet po zhvilloheshin, me qëllim çarmatosjen e Hezbollahut dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha gjithashtu se bisedimet e djeshme ishin “produktive dhe pozitive”. Ndërkohë, Hezbollahu kundërshton fuqimisht pjesëmarrjen e Libanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit paralajmëron Iranin: Do të reagojmë me gjithë fuqinë nëse sulmohemi

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi të hënën se vendi i tij do të reagojë me forcë nëse sulmohet nga Irani, pasi një...
22:08 | 19/07/2026

Rusia godet me raketa anijen turke me grurë në Detin e Zi, 5 marinarë të vrarë

Një anije tregtare turke është goditur të dielën nga tre raketa ruse, duke shkaktuar vdekjen e pesë anëtarëve të ekuipazhit, njoftoi Marina e Ukrainës. Ndërkohë,...
22:03 | 19/07/2026

Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin mediatik dhe sportiv në Itali. Gazetari sportiv Luigi Esposito, i njohur me emrin Luca, është gjetur i pajetë...
18:07 | 19/07/2026