Izraeli do të marrë pjesë në bisedimet e reja për armëpushimin

17 Mars 2024 | 08:21

Bisedimet për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit pritet të rifillojnë në Katar ndoshta që këtë të dielë, thanë zyrtarët egjiptianë. Bisedimet do të shënonin herën e parë që zyrtarët izraelitë dhe ata të Hamasit ulen në tryezë që nga fillimi i muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, anijet e marinës amerikane kanë filluar ndërkohë operacionin e urdhëruar nga Presidenti Joe Biden për ndërtimin e një porti të përkohshëm që do të mundësonte dërgimin e përditshëm të ndihmave në Gazë.

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë patën shpresuar se do të siguronin një armëpushim gjashtëjavor përpara se të fillonte Ramazani, por Hamasi refuzoi çdo formë marrëveshjeje që nuk do të sillte një armëpushim të përhershëm në Gazë, një kërkesë që u refuzua nga Izraeli.

Izraeli tha të premten se do të dërgojë një delegacion në Katar për bisedime të mëtejshme me negociatorët, pasi Hamasi paraqiti një propozim të ri, ku përfshihet shkëmbimi i pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë.

Delegacioni do të drejtohet nga kreu i agjencisë izraelite të zbulimit Mossad, David Barnea, tha një person në dijeni të bisedimeve, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu do të mbledhë kabinetin për të diskutuar propozimin e ri përpara mbajtjes së bisedimeve.

“Mund t’ju them se po punojmë intensivisht me Izraelin, Katarin, Egjiptin, për të përafruar qëndrimet dhe për të arritur një marrëveshje. Kemi bisedime që po zhvillohen edhe në këto momente që unë po flas këtu dhe jam i bindur se këto përpjekje do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim”, tha nga Vjena Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ndërkaq anijet e Shteteve të Bashkuara po lundrojnë drejt Gazës në një mision humanitar, të urdhëruar nga Presidenti Joe Biden. Objektivi është ndërtimi i një porti të përkohshëm në brigjet e Gazës ku do të shkarkohen ndihmat e ardhura me anije.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026