Izraeli forcon mbrojtjen ajrore, pritet hakmarrja e Iranit

4 Prill 2024 | 13:00

Pas bombardimeve izraelite që rrafshuan konsullatën iraniane në Siri ku vdiq edhe një prej gjeneralëve më të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, Izraeli është në gatishmëri të lartë për një përgjigje të mundshme iraniane.

Pas ngjarjes, Irani paralajmëroi reagim të ashpër ndaj Izraelit, ndërsa edhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA), ka paralajmëruar autoritetet izraelite se mund të goditen nga një sulm iranian.

Në kuadër të masave të ndërmarra mbi një sulm të mundshëm, Izraeli ka njoftuar forcimin e mbrojtjes ajrore.

Sa i përket luftës Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Izraelit për një hetim të shpejtë lidhur me sulmin që shkaktoi vdekjen e shtatë personave në Gazë që punonin për organizatën bamirëse “World Central Kitchen”. Zëdhënësi I DASH  tha në konferencën e zakonshme të shtypit. Se Izraeli duhet të vendosë masa më efikase për të mbrojtur punonjësit humanitarë dhe të gjithë civilët në terren.

Presidenti Joe Biden do të zhvillojë sot  një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin, tre ditë pas sulmit që shkaktoi vdekjen e punonjësve të ndihmave, tha një zyrtar amerikan.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Biden është i indinjuar dhe tej mase të trishtuar nga sulmi, por presidenti nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Izraelin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026