Izraeli mban peng 52 gazetarë në burgje, gjashtë prej tyre femra

3 Shtator 2024 | 07:15

Ushtria izraelite ka arrestuar të paktën 98 gazetarë palestinezë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, 52 nga të cilët ende janë në burgjet izraelite.

Në një deklaratë, Shoqëria Palestineze e të Burgosurve, një organizatë joqeveritare që mbron të drejtat e të burgosurve, tha se në mesin e gazetarëve të arrestuar, 15 mbahen nën paraburgim administrativ, duke përfshirë gjashtë gazetare femra, dhe të paktën 17 gazetarë nga Rripi i Gazës.

Politika izraelite e ndalimit administrativ u lejon autoriteteve izraelite të zgjasin paraburgimin e një të burgosuri për një kohë të pacaktuar, pa akuza ose gjyq.

Deklarata vuri në dukje se në mesin e gazetarëve të arrestuar nga Gaza janë Nidal Al-Wahidi dhe Haitham Abdelwahid, të cilët iu nënshtruan zhdukjes me forcë pa asnjë informacion për gjendjen e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026