Izraeli merr kontrollin e plotë të Gazës, rriten tensionet me Egjiptin

30 Maj 2024 | 12:48

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka marrë kontrollin e zonës mbrojtëse përgjatë kufirit Gaza-Egjipt të njohur si Korridori Filadelfi. Kjo do të thotë se tani Izraeli kontrollon të gjithë kufirin tokësor të Gazës.

Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit  tha se rreth 20 tunele të përdorura nga Hamasi për të kontrabanduar armë në Gaza ishin gjetur brenda zonës.

Ai shtoi se trupat po “hetonin dhe neutralizonin” tunelet e gjetura në kufirin Gaza-Egjipt.

“Izraeli i përdor këto akuza për të justifikuar vazhdimin e operacionit në qytetin palestinez Rafah dhe zgjatjen e luftës për qëllime politike”, u kundërpërgjigj një burim “i nivelit të lartë” egjiptian.

Tensionet midis Egjiptit dhe Izraelit janë rritur që kur forcat izraelite morën kontrollin në anën e Gazës së pikës së kalimit Rafah tre javë më parë, si pjesë e ofensivës së tyre kundër Hamasit.

Egjipti është një mbështetës i fortë i Palestinës dhe ka dënuar fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza dhe vrasjen e mijëra civilëve nga Izraeli në luftë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Ish -Emiri i Katarit , Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani , ka vdekur në moshën 74-vjeçare, njoftoi sot Gjykata e Emirit (Amiri Diëan), organi më i lartë qeveritar i vendit....
11:06 | 12/07/2026

Ndërron jetë senatori i njohur republikan

Lindsey Graham, një senator republikan prej shumë kohësh nga Karolina e Jugut, vdiq të shtunën në mbrëmje, njoftoi zyra e tij këtë mëngjes. “Të shtunën...
09:27 | 12/07/2026

Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër

Irani nisi një valë sulmesh të mëdha, të njëkohshme me raketa dhe dronë në të gjithë Gjirin Persik të dielën në mëngjes, duke synuar Katarin,...
09:06 | 12/07/2026