‘Izraelitët i kërkojnë SHBA 3 muaj kohë’- Eksperti: Pritet ‘verë e nxehtë’ në Gaza

28 Maj 2024 | 22:28

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, është shprehur se Izraelitët i kanë kërkuar amerikanëve gjatë një takimi në Kajro edhe 3 muaj kohë, për të përfunduar ofensivën në Rafah dhe asgjësimin e Hamasit.

Komentet Osmani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se projeksioni është që Izraeli do e vijojë sulmin në Rafah dhe sipas tij, vera do të jetë ‘shumë e nxehtë’.

Ai tha gjithashtu se krijimi i një shteti palestinez sot është praktikisht i pamundur pasi në të gjitha territoret ku ky shtet do të shtrihej sipas rezolutës së OKB, sot janë vendosur kolonë izraelitë.

“Zgjidhja me dy shtete e kërkuar nga SHBA dhe rezolutat e OKB, sot është pranë një tuneli pa dritë në fund. Kjo sepse rezoluta e OKB parashikon rikthimin e Izraelit në kufijtë e qershorit 1967 dhe shtet palestinez me kryeqytet Jeruzalemin Lindor. Të gjitha zonat ku pretendohej të krijonte shtet Palestina, sot janë me kolonë izraelitë.

Në takimin më të fundit të Izraelitëve me amerikënët në Kajro, në takimin me ndërmjetës të Egjiptit, Katarit dhe me ndërmjetësin amerikan shefin e CIA-s, burime nga takimi tregojnë se izraelitët i kanë kërkuar amerikanëve në konfidencë 3 muaj kohë, që të mbyllë historinë e Rafahut dhe Hamasit.

Kështu ka thënë Netanyahu, që e mbyll Rafahun brenda gushtit. Amerikanët i kanë thënë ‘ne ju tregojmë që vetëm 30 % të Hamasit keni asgjësuar që nga tetori deri tani’. Netanyahu i ka thënë më jepni mundësi deri në gusht, pastaj unë do ua heq të gjitha vështirësitë dhe sikletet.

I ka thënë pas gushtit që unë do mbyllë Rafahun, ju merruni me zgjedhjet në SHBA. Projeksioni i Netanyahut është se do të shkojë drejt sulmimit të Rafahut, nuk do të ndalet. Do të jetë një verë shumë e nxehtë”, tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026

Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit akuzoi Shtetet e Bashkuara për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile në sulmet e saj ndaj vendit,...
18:40 | 16/07/2026

Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA

Tymi i dendur nga qindra zjarre në Kanada mbuloi një pjesë të madhe të SHBA-së nga Midwest në Verilindje të enjten, duke nxitur paralajmërime nga zyrtarët që banorët duhet...
18:35 | 16/07/2026