Tanket izraelite arrijnë në qendër të Rafahut pas sulmit që vrau 45 civilë

28 Maj 2024 | 13:37

Disa tanke izraelite kanë arritur në qendër të Rafah, qyteti i vogël në pjesën jugore të Rripit të Gazës ku qindra mijëra palestinezë ishin strehuar për të shmangur bombardimet në zona të tjera të enklavës.

Tanket u vunë re pranë xhamisë al Aëda, një pikë referimi qendrore e Rafahut, thanë dëshmitarët për Reuters.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk pranuan të komentojnë për agjencinë mbi zhvillimin e ri, duke thënë vetëm se do të lëshojnë një deklaratë së shpejti.

Izraeli vijoi sot sulmet ajrore në Rafah, pavarësisht reagimeve ndërkombëtare për bombardimin vdekjeprurës të një kampi të mbushur me njerëz të zhvendosur në qytet të dielën mbrëma, që shkaktoi 45 të vrarë dhe rreth 250 të plagosur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Në Hagë ndodhen dy gjykata të mëdha ndërkombëtare që shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Nga njëra anë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e Kombeve të...
19:47 | 16/07/2026

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026