Izraeli nis sulmin në shkallë të gjerë, Euronews Albania siguron videot ekskluzive
Forcat e Mbrojtjes Izraelite kanë nisur sulmin në shkallë të gjerë në Rripin e Gazas.
Euronews Albania ka siguruar pamjet ekskluzive të nisjes së ofensivës izraelite ndaj objektivave terroriste që i përkasin organizatës së Hamasit.
Gazetari Thimi Samarxhiu dhe operatori Olti Allmeta, të vendosur në qytetin e Ashkelon, shumë pranë Rripit të Gazas, paqyruan pamjet live të ofensivës në Gaza.
Nga pamjet e siguruara shihen qartë shtullungat e tymit, flakë dhe shpërthime mbi Rripin e Gazas
Euronews Albania ka siguruar dhe raportin fillestar të Forcave të Mbrojtjes Izraelite. Në raport thuhet: “IDF aktualisht po kryen një sulm në shkallë të gjerë ndaj objektivave terroriste që i përkasin organizatës terroriste Hamas në Rripin e Gazas. Detajet për t’u ndjekur”.
Kujtojmë se në orën 16:00 me orën lokale, përfundoi dhe afati i vendosur nga Izraeli për evakuime të sigurta brenda Rripit të Gazas.
Më shumë se një milionëve palestinezë që jetojnë në Gazan veriore iu kërkua të evakuohen drejt jugut nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
Tashmë duket se afati ka kaluar dhe Izraeli ka nisur zyrtarisht operacionin në shkallë të gjerë, ku pas bombardimeve do të hyjë me trupa tokësore.
Thirrja për një evakuim masiv është dënuar nga grupet humanitare dhe është përshkruar nga shefi i OKB-së António Guterres si jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se numri i të vdekurve pas sulmeve hakmarrëse nga Izraeli kishte arritur në 2,215, me 8,700 të plagosur.
Ndërkohë, Izraeli tha se më shumë se 1,300 njerëz u vranë fundjavën e kaluar në sulmin e Hamasit ndaj civilëve dhe ushtarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë