Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz e ka urdhëruar ushtrinë që të mos lejojë anijen në të cilën gjendet aktivistja Greta Thunberg dhe aktivistë tjerë, që të hyjnë në Rripin e Gazës.
“Izraeli nuk do të lejojë askënd që të thyejë bllokadën detare të Rripit të Gazës”, ka thënë Katz përmes një deklarate në rrjetin social X.
Ai ka thënë se i ka urdhëruar forcat e armatosura që të parandalojnë ankorimin e anijes Madleen të Koalicionit Freedom Flotilla.
Duke iu drejtuar Thunbergut dhe 11 aktivistëve tjerë në bord, Katz ka thënë: “Ju duhet të ktheheni mbrapsht, sepse nuk do të arrini në Gazë”.
Ministri i Mbrojtjes e ka përshkruar ekipin në anije si “aktivistë të ekstremit të majtë”.
Ai e ka përmendur se bllokada detare në Gazë është vendosur më 2007, kur grupi palestinez Hamas – i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – është ngjitur në pushtet, dhe përmes saj synohet të parandalohet furnizimi i grupit me armë.
Koalicioni Freedom Flotilla ka thënë se dëshiron të dërgojë ndihma për foshnjat dhe pajisje mjekësore për banorët e Gazës, dhe e ka përsëritur disa herë se nuk ka armë në bord.
LEXONI GJITHASHTU:
OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet