Izraeli nuk tërhiqet, shteti hebre: Ofensiva në Rafah, e pashmangshme

25 Prill 2024 | 13:29

Izraeli ka deklaruar se po ecën përpara me planet për të nisur një ofensivë madhore në qytetin e Rafahut, në jug të Gazës.

Zëdhënësi i qeverisë, David Mencer deklaroi se objektivi janë 4 batalione të Hamasit që kanë bazat në qytet, por që nuk mund të mbrohen nga Izraeli.

Qeveria izraelite e kishte deklaruar më herët Rafahun një zonë të sigurt dhe më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës kërkoi strehim atje.

Ndërkohë, në Kombet e Bashkuara, koordinatorja për Gazën deklaroi se e ardhmja për banorët e saj është në fije të perit, teksa agjencia vijon të punojë për ta ndihmuar.

“Infrastruktura shëndetësore në Gaza është shkatërruar. Ato pak spitale që janë ende në këmbë luftojnë për të mbijetuar për shkak të mungesës së furnizimeve dhe energjisë elektrike. Teksa vera afron, sëmundjet e transmetueshme rrezikojnë të përhapen në Gaza”, tha Sigrid Kaag, koordinatore e OKB-së për Gazën.

Izraeli ka deklaruar se ndihmat kanë nisur të lëvizin në Gaza pas presionit ndërkombëtar për të lejuar aksesin.

Autoritetet thonë se 468 kamionë hynë në territorin palestinez të martën, por shifra është vënë në dyshim nga Gjysmë Hëna e Kuqe dhe OKB, që thotë se disa kamionë ishin vetëm gjysmë të mbushur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026