Izraeli shpërfill presionet, vijon sulmet, i kthen palestinezëve trupat e viktimave
Ushtria izraelite vazhdoi me sulmet e saj në Rripin e Gazës, pavarësisht shqetësimeve serioze të shprehura nga Kombet e Bashkuara.
Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamas raportoi se 20 mijë e 915 persona janë vrarë dhe rreth 55 mijë janë plagosur që nga nisja e bombardimeve.
“Ushtria izraelite është pranë çmontimit të batalioneve të Hamasit në veri të Rripit. Ndaj lufta do të vazhdojë për shumë muaj dhe ne do të veprojmë me metoda të ndryshme në mënyrë që objektivat e arritur të jenë afatgjatë”, tha Herzi Halevi, kreu i ushtrisë izraelite.
Ndërkohë, Izraeli u ktheu trupat e rikuperuar në veri të Gazës zyrtarëve palestinezë, me një kamion me kontejnerë që përmbante dhjetëra trupa të vdekur në çanta plastike bojë qielli.
“Ne nuk mund ta hapnim këtë kontejner në një zonë të populluar. Po koordinohemi me autoritetet përkatëse për të transferuar trupat në varreza. Ministria palestineze e Shëndetësisë dhe ajo e Drejtësisë do t’i dokumentojnë këto raste si krime lufte të ushtrisë pushtuese izraelite”, u shpreh Marwan al Hams, shef i Emergjencës Shëndetësore, Gaza.
Katër ditë pas miratimit të rezolutës për shpërndarjen në shkallë të gjerë të ndihmave, OKB caktoi ish-ministren holandeze Sigrid Kaag si koordinatore të misionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca
Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 10:21 Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930