Izraeli vret kryeministrin e rebelëve Huthi, eliminohen dhe zyrtarë ushtarakë
Kryeministri i rebelëve Huthi, në Jemen, Ahmed al Rahawi ka mbetur i vrarë në një seri sulmesh ajrore izraelite në Sana, që vunë në shënjestër edhe autoritetet më të larta ushtarake.
Al Rahawi, i mbështetur nga Irani, ndërroi jetë në apartamentin e tij bashkë me disa bashkëpunëtorë, bënë të ditur mediat lokale.
Ndërkohë, autoritetet izraelite deklaruan se besojnë që mes zyrtarëve të eliminuar të jetë edhe ministri i Mbrojtjes, Mohamed al Atifi, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të rebelëve Huthi, të cilët ishin mbledhur në një lokalitet në rrethinat e kryeqytetit.
Sulmet ajrore përkuan me një fjalim të planifikuar nga lideri i rebelëve huthi Abdul Malik al Houthi, edhe pse autoritetet hebraike thanë se lideri i grupit nuk ishte i pranishëm në pikat e sulmuara.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, që aprovoi sulmet bashkë me kryeministrin Netanyahu dhe kreun e shtabit, gjeneralin Eyal Zamir, tha se rebelët e dinin mirë se cilat do të ishin pasojat për sulmet ndaj objektivave izraelitë.
“Sikurse i kishim paralajmëruar, kush vë dorë ndaj Izraelit do t’i priten duart”, deklaroi ministri Katz.
Ndërsa krerët e Forcave Mbrojtëse Izraelite konfirmuan se kishin goditur një objektiv të atij që e quajtën “regjimi terrorist ushtarak” të Jemenit.
Rebelët huthi, që kontrollojnë pjesën dërrmuese të territorit në veri-perëndim të vendit, përfshirë detin e Kuq dhe kryeqytetin Sana, kanë kryer rregullisht sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe anijeve të vendeve të tjera që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në Gaza, në shenjë solidariteti me popullin palestinez.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret