Izraeli vret shkencëtarin bërthamor iranian në limitet e nisjes së armëpushimit

24 Qershor 2025 | 10:38

Në limitet e afatit kohor të vendosjes së armëpushimit mes Tel Avivit dhe Teheranit, Izraeli ka ndërmarrë një tjetër operacion në Iran që është finalizuar me vrasjen e një shkencëtari të njohur bërthamor.

Agjencia iraniane e lajmeve Nournews raportoi se shkencëtari bërthamor Mohammadreza Sediqqi u vra në një sulm izraelit në provincën Gilan, në veri të Iranit. Sipas të njëjtit burim, gjithsej nëntë persona humbën jetën në këtë sulm ajror ndaj banesave civile.

Në kundërpërgjigje, Irani lëshoi një breshëri raketash drejt territorit izraelit, duke vrarë pesë persona në qytetin jugor të Beershebës, konfirmojnë autoritetet izraelite.

Pavarësisht përshkallëzimit të situatës, Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi pranimin e propozimit të Presidentit amerikan Donald Trump për armëpushim me Iranin.

Në deklaratën zyrtare, Tel Avivi theksoi se “Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit” dhe pretendoi se ka përmbushur objektivin strategjik:

“Izraeli e ka arritur qëllimin e tij për të eliminuar kërcënimin bërthamor dhe balistik të Iranit,” thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.

Izraeli falënderoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara për mbështetjen ushtarake dhe politike:

“Në operacionin ‘Luani Lindor’, Shteti i Izraelit shënoi arritje të mëdha historike dhe u vendos në të njëjtin nivel me fuqitë botërore,” thuhet më tej në deklaratë.

Por armëpushimi zgjati shumë pak, ku brenda disa orëve, ministri i Mbrojtjes së Iranit, akuzoi Iranin se e ka shkelur atë dhe paralajmëroi rinisjen e sulmeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026