English

Izraeli zvogëlon numrin e ushtarëve në jug të Gazës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ushtria izraelite i ka tërhequr të gjitha trupat tokësore nga jugu i Rripit të Gazës, përveç një brigade, njoftoi të dielën një zëdhënës i ushtrisë.

- Advertisement -

Ushtria izraelite nuk ka hollësi të tjera rreth kësaj çështje.

Nuk është e qartë nëse kjo tërheqje do të ndikojë në kërcënimet e vazhdueshme të Izraelit për ta pushtuar qytetin Rafah në jug të enklavës palestineze.

Një brigadë izraelite zakonisht përbëhet nga disa mijëra trupa.

Zyrtarët izraelitë thonë se synojnë ta pushtojnë Rafahun me qëllim për ta shkatërruar Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Tërheqja e ushtarëve vjen teksa Egjipti po përgatitet për të qenë nikoqir i një rundi të ri bisedimesh për një marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve, shkruan REL.

Lufta e Izraelit në Gazë, e cila nisi para gjashtë muajve kur Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor, ka qenë e përqendruar në jug të enklavës palestineze në muajt e fundit.

Rafah është vendi i fundit ku mbi 1 milion palestinezë kanë ikur për të kërkuar strehim nga bombardimet e pareshtura izraelite në Gazë.

Më shumë se 1.200 njerëz u vranë dhe rreth 250 të tjerë u rrëmbyen gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, sipas zyrtarëve izraelitë.

Izraeli u hakmor duke kryer sulme ajrore dhe tokësore që për pasojë kanë pasur vrasjen e më shumë se 33.000 palestinezëve, sipas autoriteteve lokale në Rripin e Gazës.

Luftimet kanë detyruar mbi 80 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendoset dhe qindra mijëra janë buzë urisë, kanë thënë Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×