Izraelitët rikthehen në rrugë për të protestuar kundër reformave në gjyqësor
Mijëra izraelitë u rikthyen në rrugët e Tel Avivit të enjten në mbrëmje, për të protestuar kundër votimit të disa ndryshimeve kyçe në gjyqësor nga Parlamenti i vendit, të cilat e kanë ndarë vendin dhe kanë nxitur kritika nga aleatët e huaj.
Të hënën, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe aleatët e koalicionit të tij e kaluan projektligjin me ndryshime kontroverse në Parlament, i cili hap rrugën për një qeveri më autoritare.
Ky projektligj e kufizon klauzolën e “arsyeshmerisë” që përdorej nga Gjykata Supreme për t’i rrëzuar vendimet e Qeverisë, të cilat gjykatësit i cilësonin si jokushtetuese.
Duke valëvitur flamuj izraelitë dhe duke brohoritur “demokraci, demokraci!”, protestuesit vërshuan rrugët e Tel Avitit të enjten në mbrëmje, i cili ka qenë kryeqendra e protestave qëkur Netanyahu e shpalosi për herë të parë pakon për ndryshimet në gjyqësor në janar.
Reformat kontroverse e kanë ndarë vendin në dysh dhe kanë nxitur njërën prej lëvizjeve më të mëdha protestuese në historinë e Izraelit.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid