Izraeliti tregon si prindërit e tij shpëtuan nga gjermanët në fshatin vlonjat
“Ka një lidhje familjare të sinqertë mes 3 brezave”. Kështu shprehet izraeliti Samiko Solomoni në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, teksa tregon historinë e prindërve të tij që u strehuan gjatë Luftës së Dytë Botërore nga familja Koçerri në Vlorë.
I përlotur, ai tregon se babai dhe nëna e tij për 6 muaj me radhë u strehuan në një shtëpi në fshatin Beshisht të Vlorës, që çdo ditë jetonin më frikën që mund të vinin gjermanët.
“Me frikë të madhe dolën jashtë Vlorës dhe për tërë natën kanë udhëtuar dhe kanë vajtuar në Beshisht. Pozicioni i shtëpisë në Beshisht ishte mbi një kodër nga ky familjarët vështronin lëvizjen e ushtrisë gjermane. Sapo ata afroheshin në drejtim të kodrës, prindërit e mi largoheshin dhe futeshin në një pyll”, rrëfen ai.
Kjo banesë u sigurua nga familja Koçerri.
Z. Solomoni nënvizon se nuk e harron asnjëherë atë që shqiptarët bënë për hebrenjtë dhe thekson se duhet të kujtohen gjithmonë figurat e mëdha shqiptare që rrezikuan edhe jetën e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?