“Ja e vërteta e vrasjes”, Manjani: Çështja duhej gjykuar në dhomë këshillimi
Juristi Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Now” të enjten në Euronews Albania, me moderatoren Erla Mëhilli, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Sipas tij, çështja që ka ndjekur gjyqtari Astrit Kalaja ka qenë në lidhje me një gjobë të një zyre përmbarimore, e cila duhej gjykuar në dhomë këshillimi dhe pa prezencën e palëve.
“Pyetja është pse e ka gjykuar në seancë të hapur dhe kjo është gjëja më interesante. Gjyqtari ka kërkuar në mënyrën më qytetare, në kundërshtim me rregullat e kohës, ku i ka thënë sekretares: ‘më thirr në gjyq palët se janë shkodranët e mi dhe duhet t’i sqaroj me gojën time dhe e di se janë të tensionuar dhe po shkojnë në sherr kot’. Kjo është e tmerrshme.
Kjo ka qenë arsyeja pse gjyqtari, kundër rregullave me gjykim të mbyllur, i ka thirrur palët si shkodranët e vet, për t’i sqaruar dhe për t’u thënë çfarë është e drejta, çfarë ju takon dhe çfarë jo.
E drejta e tyre është sot në Gjykatën e Lartë, atje është çështja e pronësisë për t’u vendosur, jo në Gjykatën e Apelit. Me këtë mirësi që ky zotëri bëri, mori plumbin. Tani jepini lekë vrasësit”, u shpreh Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 09:36 Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 09:32 SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
- 09:27 Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
- 09:09 Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike
- 09:02 Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?